Aktualitet

'Ishin 7 persona'/ Dhunohet me sende të forta 32-vjeçari në Fushë-Krujë, dëmtohet në brinjë dhe çahet në kokë

Përdoda ka deklaruar se nuk e di arsyen pse e kanë dhunuar dhe nuk i njeh autorët.

13 Shtator 2023, 13:17 Nga A.B
'Ishin 7 persona'/ Dhunohet me sende të forta 32-vjeçari
Ambulance

TIRANË- Dorian Përdoda është dhunuar me sende të forta në aksin Fushë Krujë-Thumanë. 32-vjeçari ka dëshmuar në polici se i prenë rrugën 2 automjete dhe e dhunuan 7 persona. 32-vjeçari është dëmtuar në brinjë dhe çarë në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. Përdoda ka deklaruar se nuk e di arsyen pse e kanë dhunuar dhe nuk i njeh autorët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.

dhunohet 32-vjecari ne fushe-kruje dorian perdoda

Sondazh

Poll