Politike

Kërkoi bashkëpunim me opozitën/ Me Berishën, Bardhin apo Bashën, me kë do bisedojë Çuçi? Ja si përgjigjet ai

Çuçi tha se PS nuk e përcakton se kush është kreu i grupit parlamentar, por Kuvendi. 

13 Shtator 2023, 12:50 Nga A.B
Kërkoi bashkëpunim me opozitën/ Me Berishën, Bardhin apo
Bledi Cuci

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, është shprehur se do të jetë ligji që do të përcaktojë kreun e grupit të PD-së. Gjatë konferencës me gazetarët, ai tha se PS nuk e përcakton se kush është kreu i grupit parlamentar, por Kuvendi. 

“PD e ka një kryetar të grupit parlamentar dhe një kryetar të partisë, s’mund të jetë 1 person. Na intereson që produkti që do dalë nga parlamenti ti shërbejë shqiptarëve. Në konferencën e kryetarëve unë do ulem me kë i takon ligji.

Mos prisni ta zgjedh unë kryetarin një force politike. Nuk e zgjedh PS se kush është kreu i grupit parlamentar të PD. E ul Kuvendi atë që duhet, do e shihni shumë shpejt se kë do të njohim, Nuk hyjmë kurrë në betejën e brendshme që kanë ata, për ne interes kanë prioritet që iu thashë në të mirë të Shqipërisë. Ne jemi solid, më pyesi se çfarë ndodh tek grupi parlamentar i PS, Nuk e përcaktojmë ne, nuk kam as dëshirën, as tagrin”, tha Bledi Çuçi.

bledi cuci

Sondazh

Poll