Art&Argëtim

Nik Xhelilaj korr suksesin e rradhës, bëhet pjesë e serialit të famshëm turk

Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit të aktorëve, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar ku tregon se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.

12 Shtator 2023, 15:05 Nga r.ll
Nik Xhelilaj korr suksesin e rradhës, bëhet pjesë e serialit
Nik Xhelilaj

TURQI- Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nik Xhelilaj do të jetë pjesë e kastit të filmit të njohur, “Emanet”, ndër prodhimet më të sukseeshme të viteve të fundit.

Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit të aktorëve, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar ku tregon se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.

Në sezonin e parë “Emanet”, transmetohej si një serial i përditshëm, por sezoni i dytë duket se do të kthehet në një shfaqje televizive.

Në njoftim shkruhet se aktori, emri i vërtetë i të cilit është, Kreshnik Xhelilaj, ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë në rolin Poyrazit, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.

Xhelilaj është tashmë i famshëm në Turqi, falë pjesëmarrjeve të tij në disa prej serialeve më të famshme turke viteve të fundit.

nik xhelilaj

Sondazh

Poll