Politike

Është dorëhequr nga Komisioni i Edukimit? Flutura Açka: Nuk më ka mbërritur ende ora për të ikur!

Ky reagim, vjen vetëm pasi një ditë më parë u bë e ditur se ajo kishte dorëzuar dorëheqjen si kryetare.

13 Shtator 2023, 11:13 Nga A.B
Është dorëhequr nga Komisioni i Edukimit? Flutura Açka:
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka deklaron se nuk është larguar nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Ky reagim, vjen vetëm pasi një ditë më parë u bë e ditur se ajo kishte dorëzuar dorëheqjen si kryetare.

REAGIMI I AÇKËS

Nuk më ka mbërritur ende ora për të ikur. Unë doja t’ju tërheqja vëmendjen për Krimin Kushtetues që është bërë në Kuvendin e Shqipërisë më 19 korrik në Komisionin klandestin për projekligjin e paligjshëm mbi Akademinë e Shkemcave dhe atë të datës 20 korrik në Parlamentin e Shqipërisë me votimin e tij në shkelje te hapur të rregullores.

Doja t’ju kujtoja se shteti ligjor ka renë dhe kjo më dëshpëron. Nuk kam ikur nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Është e vërtetë: KPEMIP është në krizë të rëndë politike, morale dhe etike e shkaktuar nga punizmi në Parlamentin shqiptar, nga ndërhyrjet brutale e Skënder Gjinushit, nga bashkëpunimi i heshtur i Kryetares së Parlamentit dhe heshtja e Presidentit të Republikës. Çdo sms që vjen nga të dëshpëruarit që shëtisin trojeve të politikës, nuk mund të jetë lajm. Por ja që ju e bëni lajm!

flutura acka

Sondazh

Poll