Politike

'Kemi 2 faktorë që na japin garanci'/ Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Sot janë plotësuar kushtet për këtë proces

Faktori i parë janë partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë, ndërsa faktori i dytë është teknologjia e lartë. 

13 Shtator 2023, 10:28 Nga A.B
'Kemi 2 faktorë që na japin garanci'/ Censi i
Edi Rama

TIRANË- Dy janë faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e procesit të censit të popullsisë dhe banesave. Sipas kryeministrit Edi Rama, i pari janë partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë, ndërsa faktori i dytë është teknologjia e lartë. 

PJESË NGA FJALA 

"Sot janë plotësuar kushtet që të vazhdojmë këtë proces. është i vështirë, për të mbledhur sipas planit të statistikave të gjitha të dhënat që janë nevojë absolute për shumë arsye. Për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. Kemi 2 faktorë që janë një garanci, 1-partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë. Të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë. 

Me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga këto partnerë. Faktori tjetër është teknologjia e lartë e cila na vjen në ndihmë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale"

edi rama censi i popullsise dhe banesave

Sondazh

Poll