Politike

'E dimë se ka gjëra për të..."/ Rama: Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush

Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

13 Shtator 2023, 10:49 Nga A.B
'E dimë se ka gjëra për të..."/ Rama: Leksion
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet. Gjatë fjalës së tij të prezantimit të censit të banesave dhe popullsisë, Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

‘Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian. Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme. S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush 0.’- tha Rama.

edi rama censi i popullsise dhe banesave

Sondazh

Poll