Sport

PRECEDENTI/ Pas pezullimit të Halep-it për doping, Williams kërkon titullin e Wimbledonit: "8-ta është një numër më i mirë!" ...

"8-ta është një numër më i mirë!", ishte mesazhi i Serena Williams, e cila aktualisht ka shtatë tituj të Wimbledon! Nëse Simona Halepit i hiqej trofeu, Serena do ta kishte arritur ëndrrën e saj për të arritur 24 tituj Grand Slam, përfshirë tetë në Wimbledon.

13 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA

SHBA - Çiklisti i njohur Lance Armstrong është sportisti më i famshëm që ka humbur titujt për shkak të dopingut! Më 23 gusht 2012, atij iu hoqën të gjithë titujt e tij që nga gushti 1998, pasi u shpall fajtor për doping nga një gjykatë amerikane.

Tenistja Serena Williams do të bëhej lojtarja më e titulluar në histori, në skenarin e makthit, nëse rumunes Simona Halepit i hiqet titulli i Wimbledon! Amerikania e përfundoi karrierën e saj me 23 tituj Grand Slam në vitrinë, një më pak se mbajtësja e rekordeve, australiania Margaret Court.

PRECEDENTI/ Pas pezullimit të Halep-it për doping, Williams

Po t’i hiqeshin titujt e rumunes, jo vetëm Serena do të përfitonte nga situata, por edhe një lojtar tjetër nga SHBA, Sloane Stephens, e mundur nga Simona në aktin e fundit në Roland Garros 2018, me rezultatin 3-6, 6-4, 6- 1.

Megjithatë, Simona Halep ende pohon se është e pafajshme, duke qenë e vendosur të shkojë në CAS. Në skenarin më të mirë, dënimi i rumunes do të ulet nga 4 në 2 vjet.

"Unë vazhdoj të stërvitem dhe bëj gjithçka që kam në dorë për të rehabilituar emrin tim përballë këtyre akuzave të rreme dhe për t'u kthyer në tokë. Unë synoj ta apeloj këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe të ndjek të gjitha rrugët ligjore të apelimit ndaj kompanisë që prodhon suplementet në fjalë”,- ka shkruar Simona Halep në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll