Sport

VIDEO/ Bolivia-Argjentinë 0-3: Kampionët e botës festojnë në La Paz edhe pa Messin

Kampionia e botës, Argjentina, ndonëse nuk kishte në përbërjen e saj Lionel Messin, bëri festë në Bolivi dhe triumfoi 3-0 për eliminatoret për Botërorin 2026. ‘Albicelestët’ nuk u trembën nga lartësia e La Pazit.

13 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Bolivia-Argjentinë 0-3: Kampionët e botës festojnë

BOLIVI - Po sikur të luante pa Lionel Messin? Po sikur t'i duhej të garonte në lartësinë e La Pazit, ku oksigjeni është më pak dhe kushtet shumë të vështira për çdo sportist që nuk është mësuar të garojë në kushte të tilla?

Kampionët e botës, Argjentina festuan në Bolivi një fitore të theksuar 3-0 për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sa për mikpritësit, ata u mundën për herë të dytë radhazi, pasi kishin humbur 5-1 në ndeshjen e pare me Brazilin.

Enzo Fernandez hapi rezultatin për Argjentinën në minutën e 31-të, pas një asistimi nga Angel Di Mari. Nicolas Tagliafico në minutën e 42-të i dha skuadrës së Lionel Scalonit në epërsi me dy gola, me mesfushorin e Benficas sërish krijues.

Në minutën e 83-të, Nicolas Gonzalez vendosi qershinë mbi tortë të fitores komode të ‘Albicelesteve’, e cila arriti në gjashtë pike pas dy ndeshjeve. Bolivianët luajtën nga minuta e 39-të me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Roberto Fernandez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll