Art&Argëtim

'Zi' në artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i njohur Lutfi Hoxha!

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin "A.Moisiu". Hoxha njihej nga dashamirësit e filmit shqiptar si babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’. 

10 Shtator 2023, 11:59 Nga a.l
'Zi' në artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën
Lutfi Hoxha

DURRËS- Zi në kinematografinë shqiptare. Aktori i njohur Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë në moshën 89- vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit "Aleksandër Moisiu". Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, shkruhet në njoftim. 

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin "A.Moisiu". Hoxha njihej nga dashamirësit e filmit shqiptar si babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’. 

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve. Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

lutfi hoxha

Sondazh

Poll