Art&Argëtim

Shakira lançon parfumin e ri, surprizon me çmimin

Këngëtarja pas “Copa vacias” njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se kjo aromë e re është gati të dalë në treg.

11 Shtator 2023, 15:41 Nga r.ll
Shakira lançon parfumin e ri, surprizon me çmimin
Shakira

SHBA-Këngëtarja me famë botërore, Shakira përveç muzikës e ka përfshirë veten edhe në një tjetër fushë atë të biznesit. Së fundmi ajo ka lançuar një parfum të ri të frymëzuar nga fuqizimi i femrës.

Këngëtarja pas “Copa vacias” njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se kjo aromë e re është gati të dalë në treg. Lajmin e ka bërë të ditur ajo në një video ku ka etiketuar llogarinë e Shakira Parfumes.

“Njihuni me Rojo, aromën e re të feminitetit të fuqishëm dhe Eau de Parfume të parë nga Shakira Parfumes”, thuhet në mesazhin e klipit që ajo ka shpërndarë.

Sa kushton parfumi i Shakirës? Sipas trailerit të shkurtër të reklamës, shishja e "Rojo" është drejtkëndëshe dhe e thjeshtë, aroma e saj është e ëmbël me nota mjedër. Në Shtetet e Bashkuara tashmë është në dispozicion për 25 dollarë në Amazon.

 

shakira

Sondazh

Poll