Bota

Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen

21 Tetor 2019, 20:00 Nga DOSJA
Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e

SPANJË Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë për mediat një ditë para ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës.

Gjatë konferencës së zhvilluar 34-vjeçari është pyetur edhe për ‘ Topin e Artë’. Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë futbollisti i ka çuditur të tërë me përgjigjen e tij, duke thënë se për të, më me rëndësi janë çmimet ekipore, sesa ato individuale.

Herët e tjera që ai ka folur për rëndësinë e arritjeve të tij, ai është shprehur se arritja individuale i interesonte shumë më shumë se arritjet e ekipit në të cilin ai luante, por mesa duket ekipi i Juventusit i ka hyrë në zemër futbollstit më të njohur në botë, pasi ai po i kushton më tepër rëndësi arritjeve të ekipit, sesa atyre individuale të tijat.

“Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për ‘Topin e Artë’. Çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses”, tha Ronaldo.

Kujtojmë se pretendentët kryesorë për fitimin e Topit të Artë 2019, janë Messi, Ronaldo dhe Van Dijk.

 Burimi:Bestsportnews                                               

E.C/Dosja.al   

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cristiano ronaldo juventus topi i arte cristiano ronaldo juventus topi i arte

Sondazh

Poll