Sport

Futbollisti polak i Napolit: “Me shqiptarët po nuk luftove nuk fiton gjë…”

Në një intervistë pas ndeshjes me Polsat Sport, Piotr Zieliński dukej qartë i shqetësuar dhe i shkatërruar nga situata në të cilën ndodhej skuadra polake.

11 Shtator 2023, 13:11 Nga DOSJA
Futbollisti polak i Napolit: “Me shqiptarët po nuk luftove nuk fiton

POLONI - Piotr Zieliński luajti me kohë të plotë kundër Ishujve Faroe dhe Shqipërisë, por në të dyja ndeshjet nuk shënoi as një gol dhe as asist. Këto nuk ishin ndeshje të mira për të, sidomos ndaj Shqipërisë. Mirëpo, mesfushori i Napolit e sheh se e gjithë skuadra e kishte problem për të luajtur mirë në Tiranë, sidomos pas anulimit të golit të Jakub Kiwior.

Në një intervistë pas ndeshjes me Polsat Sport, Piotr Zieliński dukej qartë i shqetësuar dhe i shkatërruar nga situata në të cilën ndodhej skuadra polake. Sipas tij, skuadra praktikisht pushoi së luajturi pas golit të anuluar në pjesën e parë.

“Ne ndaluam. Shqipëria ka reaguar për golin e anuluar. Ata e ndoqën mjaftë mire qëllimin e tyre dhe besuan se mund të merrnin rezultat. Dhe ne qëndruam aty, ndaluam. Shqiptarët treguan luftë, motivim, gatishmëri për ta fituar këtë ndeshje dhe ne nuk e patëm. Nëse nuk ka luftë, asnjë asnjë duel nuk mund të fitosh me  me shqiptarët... Nuk mund ta fitonim këtë ndeshje, tha mesfushori.

Sipas Zieliński, ishte edhe më e vështirë të luhej pasi pësuan gol, kur Shqipëria filloi të luante në mbrojtje dhe u pozicionua me mençuri në mbrojtje, ishte e organizuar mirë.

“Pasi shënuan golin, u pozicionuan mirë në mbrojtje. Mund ta kalonim topin në 30 ose 40 metra, por më pas duhej të luanim anash dhe të kërkonim disa zgjidhje. Nuk kishte shumë lëvizje apo rrotullime në pozicione. Ishte e vështirë për të bërë diçka, për të krijuar, pasi shqiptarët ndërtuan një mur të tillë, mbrojtje dhe ndihmë nga sulmuesit që u tërhoqën. Nuk ishte e lehtë, por nëse do të kishim treguar vullnet më të madh për të luftuar dhe dëshirë për të shënuar një gol, mendoj se do të kishim bërë diçka,” - tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll