Aktualitet

EMRI/ Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, humb jetën 68-vjeçari

Mësohet se një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë. 

10 Shtator 2023, 20:47 Nga I.A
EMRI/ Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, humb jetën
Foto Ilustruese

MALËSI E MADHE- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Mësohet se një 68-vjeçar me emrin Llesh Peposhi është përplasur nga një makinë. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Aliaj, ku një 20-vjeçar me makina ka përplasur tëq moshuarin, i cili nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).  Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

aksident ne malesi te madhe llesh peposhi

Sondazh

Poll