Aktualitet

"Metamorfoza"/ Klodiana Lala: Të dhënat e aplikacionit SKY mund të sjellin detaje të reja mbi zhdukjen e Ervis Martinajt

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur.

9 Shtator 2023, 19:15 Nga f.i
"Metamorfoza"/ Klodiana Lala: Të dhënat e aplikacionit SKY
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi së fundmi se ardhja e të gjitha të dhënave nga aplikacioni SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve mbi zhdukjen e Ervis Martinajt.

Sipas Lalës dosja ‘Metamorfoza’ mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë. 

"Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve, tha gazetarja Lala, duke shtuar: “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”,-tha Lala gjatë një interviste në News 24.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur.

“Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”,-tha gazetarja.

klodiana lala ervis martinaj aleks ndreka metamorfoza

Sondazh

Poll