Aktualitet

Kreu marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

I riu ka kallëzuar se 51-vjeçari me iniciale A.H, ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e tij.

9 Shtator 2023, 13:27 Nga A.B
Kreu marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa
Policia

TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar. Ky i fundit ka kallëzuar se 51-vjeçari me iniciale A.H, ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të riut.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij"- njofton Policia.

tirane

Sondazh

Poll