Aktualitet

‘21 janari’/ Familjarët e Aleks Nikës padi në Gjykatën e Lartë: SPAK të hetojë Bashën dhe Berishën

Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

9 Shtator 2023, 13:40 Nga DOSJA
‘21 janari’/ Familjarët e Aleks Nikës padi në
spak

TIRANË- Familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, kanë bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë. 

Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal.

Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për këtë krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish komandant i Gardës së Republikës, raporton gazetarja Keti Banushi për 'Reporttv'.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste./Dosja.al

sali berisha lulzim basha aleks nika

Sondazh

Poll