Aktualitet

Aksident në Suç të Klosit, humb jetën këmbësori 75-vjeçar

Shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

9 Shtator 2023, 14:23 Nga A.B
Aksident në Suç të Klosit, humb jetën këmbësori
Foto ilustruese

KLOS- Një person ka ndërruar jetë në një aksident që ndodhi ditën e sotme në Suç të Klosit. Shtetasi B.B., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë automjeti ka aksidentuar shtetasin Z.M., rreth 75 vjeç,(këmbësor), i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje./Dosja.al

aksident ne klos

Sondazh

Poll