Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK-së kërkoi lirinë/ Gjykata lë sërish në burg Goxhajn, avokati: Nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim, duhet të lirohet

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.

9 Shtator 2023, 10:10 Nga A.B
Ish-luftëtari i UÇK-së kërkoi lirinë/ Gjykata lë
Dritan Goxhaj dhe avokati i tij

TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj mbetet sërish në burg. Gjykata e Tiranës nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë në kushtet kur nuk është plotësuar afati 40 ditor që nga burgosja e tij më 31 korrik.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues. 

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.

"Nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim. Nëse në 40 ditë nuk ka ardhur asnjë kërkesë për ekstradim nga Kosova, duhet të lirohet. Kërkuam që të shkarkohej gjyqtarja nga seanca, por kërkesa jonë u rrëzua, se nuk ka prova thonë. Ky vendim i sotëm u dha nga kjo gjyqtare. Ky nuk ka vepër kriminale dhe nuk nuk ka pse të qëndrojë aty, duhet të lirohet"- tha avokati.

Vetë Goxhaj ka folur në seancës, sipas avokatit. E gjitha kjo e ka emrin pengmarrje, jo ekstradim, ka deklaruar Goxhaj në seancë”.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës./Dosja.al

dritan goxhaj bashkim nikolla

Sondazh

Poll