Aktualitet

VD/ Qytetari hedh në rrugë kurorat e vendosura nga Benet Beci në përvjetorin e kryengritjes së Postribës: Më pushkatuan gjyshin

Një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat duke i hedhur në rrugë në shenjë revolte dhe neverie ndaj atyre që sot u bëjnë homazhe.

9 Shtator 2023, 10:05 Nga A.B
VD/ Qytetari hedh në rrugë kurorat e vendosura nga Benet Beci në
Ceremonia

SHKODËR- Ceremonia që përkujton 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës, është shoqëruar me një incident. 

Gjatë ceremonisë përkujtimore, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat duke i hedhur në rrugë në shenjë revolte dhe neverie ndaj atyre që sot u bëjnë homazhe.

'Nuk ka nevojë me ardh ai. Ai më ka pushkatuar gjyshin. Nuk ka nevojë me ardh ai se më ka vrarë gjyshin'-thotë i revoltuar qytetari, teksa drejton gishtin nga Benet Beci.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe as nuk iu përgjigj gazetarëve, duke vendosur të largohet menjëherë nga vendi ku u zhvillua ceremonia./Dosja.al

incident ne shkoder shkoder benet beci

Sondazh

Poll