Aktualitet

Lamtumirë "Aldino"/ Mesazhet prekëse online për motoçiklistin shqiptar që humbi jetën në aksidentin në Itali

Gjithmonë i buzëqeshur, i shoqërueshëm, i gëzuar, por i larguar shumë shpejt nga jeta. 

9 Shtator 2023, 07:54 Nga A.B
Lamtumirë "Aldino"/ Mesazhet prekëse online për
Aldo Gjoka

ITALI- Në rrjetet sociale ka pasur me qindra mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të Aldo Gjokës, shqiptari i cili njihej nga të gjithë si “Aldinon”. Pas vdekjes së 29-vjeçarit shqiptar të lindur në Tiranë, por prej shumë vitesh banuese në Leçe, njerëzit në internet kanë shprehur të gjithë dhimbjen për vdekjen e papritur të të riut, i cili ndërroi jetë pasditen e djeshme (7 Shtator) pas një aksidenti me motoçikletë që ndodhi në Torre Specchia (Marina di Melendugno) përgjatë rrugës provinciale366.

Lajmi tragjik u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësimin e miqve dhe të njohurve, të cilët i kushtuan disa shkrime prekëse në Facebook dhe Instagram.

Gjithmonë i buzëqeshur, i shoqërueshëm, i gëzuar, por i larguar shumë shpejt nga jeta. I njohur për shumicën si “Aldino”, i riu la në mundime prindërit dhe motrën. 

Të njëjtin fat tragjik pati edhe 5 vite më parë Cristiano Spedicato, miku i ngushtë i Aldo Gjokës, i cili humbi jetën në një aksident me motor në unazën e Leçes në moshën 23-vjeçare./Dosja.al

aldo gjoka

Sondazh

Poll