Sport

FIFA publikon raportin e merkatos, agjentët përfituan 651 milion euro nga merkato e kësaj vere!

Shifrat kanë qenë në miliarda euro tasmë nga lëvizja e lojtarëve dhe vec futbollistëve e klubeve, janë menaxherët ata që po përfitojnë në disa raste edhe më tepër.

9 Shtator 2023, 12:43 Nga DOSJA
FIFA publikon raportin e merkatos, agjentët përfituan 651 milion euro

ZVICER - Merkato e verës është mbyllur tashmë jo vetëm në Europë por edhe në Arabinë Saudite që u shndërrua në makthin të gjitha klubeve europiane me ofertat e tyre astronomike. Shifrat kanë qenë në miliarda euro tasmë nga lëvizja e lojtarëve dhe vec futbollistëve e klubeve, janë menaxherët ata që po përfitojnë në disa raste edhe më tepër.

Kështu në pritje të hyrjes përfundimtare në fuqi të rregulloreve të reja të FIFA-s për agjentët, raporti i publikuar nga qeveria botërore e futbollit në lidhje me operacionet e afatit kalimtar të verës (duke marrë parasysh vetëm transaksionet ndërmjet vendeve të ndryshme, jo ato brenda të njëjtës kombëtare) parashikon një fakt i qartë: tarifat që agjentët marrin nga klubet për ndërmjetësimin e tyre vazhdojnë të rriten dhe në vitin 2023 kanë arritur një rekord të ri: 651 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll