Sport

Di María planifikon lamtumirën me Argjentinën, buzëqesh Benfica...

Anësori argjentinas tregon për vitin e ardhshëm, kjo përputhet edhe me dëshirën e Rui Costa

9 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
Di María planifikon lamtumirën me Argjentinën, buzëqesh

PORTUGALI - Ángel Di María, sipas ESPN argjentinase, këtë të premte ka vendosur tashmë që do t'i thotë lamtumirë kombëtares albiceleste, pas edicionit të ardhshëm të “Copa América”, i cili do të luhet midis 20 qershorit dhe 14 korrikut 2024, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Argjentinën, anësori fitoi “Copa América” në 2021 dhe Botërorin e fundit, të luajtur vitin e kaluar në Katar. Në verën e vitit 2024 ai do të jetë 36 vjeç dhe ky do të jetë momenti i zgjedhur nga Di María për t'i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Argjentinës.

Një plan që mund ta bëjë disi më të zbatueshme dëshirën e shprehur edhe nga presidennti Rui Costa, në një intervistë të fundit. Di María nënshkroi për Benfikën vetëm deri në fund të këtij sezoni, por presidenti i ‘Reds’ portugezë dëshiron që ai të qëndrojë edhe një vit. 

Pa Argjentinën, sulmuesi, i cili ka luajtur tashmë 5 ndeshje për Benfikën këtë sezon, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, do të jetë në gjendje të fokusohet vetëm te Benfica. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll