Sport

Neymar gati për të thyer rekordin e Peles, por gjëndja e tij ka ngritur shumë dyshime (foto)

Në një ndeshje zyrtare pas gati 7 muajsh pasiviteti, Neymar pritet të marrë pjesë në ndeshjet zyrtare të kombëtares braziliane.

9 Shtator 2023, 08:30 Nga DOSJA
Neymar gati për të thyer rekordin e Peles, por gjëndja e tij ka

BRAZIL - Siç e ka pranuar edhe vetë në deklaratat e tij, nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, pak para ndeshjes ndaj Bolivisë për eliminatoret e Botërorit 2026.

Megjithatë ai synon të garojë normalisht: “Nuk jam plotësisht gati, por mendja dhe trupi janë në formë të mirë. Nuk është hera e parë që thirrem në kombëtare në këtë situatë. Disa vite më parë isha në të njëjtën situatë dhe luajta 90 minuta. Ne gjithmonë do të dimë të luajmë futboll. Është si të ngasësh një biçikletë”.

Neymar nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij për Al-Hilal në ligën e Arabisë Saudite për shkak të një dëmtimi të lehtë, dhe trajneri i tij, portugezi, Jorge Jesus, deklaroi se do të ishte më mire që të prisnin gjëndjen e tij optimale.

“Nuk i marr keq fjalët e Jezusit, por si një mënyrë për t'u kujdesur për lojtarin e tij ”, vazhdoi superylli brazilian, duke shtuar: “Duhej të luaja ndeshjen e fundit kundër Al-Hilal, por u dëmtova sërish në stërvitje dhe vendosa që të qëndroj pushim për t'u bashkuar me kombëtaren.'

Nëse shënon në ndeshjen ndaj Bolivisë, Neymar do ta kalojë “legjendarin” Pele, pasi të dy kanë shënuar 77 gola me fanellën e “seleção”, dhe do të bëhet golashënuesi i parë në historinë e kombëtares braziliane.

“Për të gjithë në Brazil, Pele është mbreti i futbollit. Do të jetë fantastike nëse mund ta mposht në këtë fushë ”, tha ylli i famshëm.

Megjithatë, fotot e bëra gjatë stërvitjes së djeshme të Seleção tregojnë se mungesa e gjatë nga loja ka ndikuar ndjeshëm në sulmuesin e famshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll