Sport

Ekskluzive / Ja si trajneri i Zvicrës na “dhuroi” padashje Bajramin: “Kemi shumë shqiptarë në ekip…duhet të ruajmë balancat!”

Nedim Bajrami, lindur në Zyrih, me pasaportën e parë zvicerane, zhvilloi 51 ndeshje për përfaqësuesen helvete, por i rritur dhe i ushqyer nga familja e tij nën zhargonin “kemi gjak shqiptari.”

9 Shtator 2023, 10:39 Nga DOSJA
Ekskluzive / Ja si trajneri i Zvicrës na “dhuroi” padashje

TIRANE - Bëhet fjalë për “heroin” e 7 shtatorit në “Fortuna Arena” të Pragës përballë Cekisë, Nedim Bajrami. Shënoi golin më të bukur të javës të cilësuar nga UEFA, ndërkohë që ngriti peshë mijra tifozët në stadiumin kombëtarë të kryeqytetit Cek, por ai mbahet mend veç paraqitjes dhe golit që siguroi barazimin, edhe për një betejë ligjore të ashpër me FIFA-n dhe Zvicrën me të cilën ka zhvilluar 51 ndeshje, nga moshat U15 në debutimin e tij në vitin 2013 deri në vitin 2018.

Vetëm rreth 3 muaj më parë Federatës Shqiptare të Futbollit ju rimbursuan 30.000 franga zvicerane nga FIFA, qeveria e futbollit botëror, për Nedim Bajramin, si për t’i kujtua sfidën ligjore për të vërtetuar rrënjët shqiptare të Nedim Bajramit, i cili lindi në Zyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por si të gjithë emigrantët të konvertuar edhe ata me pasaporta zvicerane.

I kontakuar nga Dosja.al, drejtuesi i departamentit ligjorë pranë FSHF, Aldi Topçiu, përfaqësues dhe dëshmitarë i këtsaj beteje në CAS të Lozanës, pas refuzimit në disa raste të vetë FIFA-s për dokumentacionin që i ishte vënë në dispozicion për futbollisin shqiptarë tregon se çelësi i fitores së kësaj beteje ishte vetëm një: “Bajrami ndihej shqiptarë, familja me origjinë nga Tetova dhe ai bashkë, e kishin ëndërr të luanin nën ngyrat kuqezi.”

Por në favor të këtij fati të përcaktuar ishte çuditërisht edhe trajneri me origjinë nga Bosnje Hercegovina, i Zvicrës asokohe, Vladimir Petkoviç i cili i pyetur nga federate Zvicerane nëse i duhej apo jo Nedim Bajrami që të lunate me përfaqësuesen A të helvetëve ai u përgjigj: “Kemi shumë shqiptarë në ekip, duhet të ruajmë balancat…”

Më 30 gusht të vitit 2021 gjykata e arbtrazhit sportive të Lozanës mori vendimin në favor të palës shqiptare duke lejuar Nedm Bajramin të përfaqësojë Shqipërinë dhe vetëm 5 ditë më vonë më 5 shtator të viti 2021 ai bën debutimin në stadiumin përballë Hungarisë, ndeshje të cilën e fituan kuqezinjtë me shifrat 1-0.

Që nga ajo kohë Nedim Bajrami mbetet ndër lojtarët kryesorë të ekipit tone përfaqësues, një numër 10-të i formacionit që i mungonte prej vitesh skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll