Politike

U tërhoq nga zgjedhjet e Kukësit, Basha: Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje

Basha ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës. 

9 Shtator 2023, 11:39 Nga A.B
U tërhoq nga zgjedhjet e Kukësit, Basha: Hera e fundit që PD nuk
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, mblodhi ditën e sotme Këshillin Kombëtar të PD-së së vulës. Gjatë takimit me mbështetësit e tij, ai ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës. 

Ai tha se kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje.

PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:

Dëshmi e kostove që ngjarjet brenda nesh kanë prodhuar, janë edhe zgjedhjet e Kukësit. Ne respektuam vullnetin e Degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidat, sepse është dhe përgjegjësia jonë, e të gjithëve bashkë, që për një kohë të gjatë u morëm me luftën me njëri-tjetrin dhe jo me ringritjen dhe riorganizimin e partisë.

Sot përfundojmë plotësimin e strukturës dhe të gjithë, pa përjashtim, me mua të parin, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë gati, kudo dhe kurdo për përballje elektorale.

lulzim basha

Sondazh

Poll