Sport

Granit Xhaka, me fanellën e Zvicrës për të sfiduar Kosovën!

Nuk është e lehtë të luash kundër vllait (ndeshja me Shqipërinë kur luante Taulanti) dhe vendit tënd, të gjithë familjen e kam këtu, e ndjej veten shqiptar. Jemi përgatitur mirë, Kosova ka kualitet, por të shohim.

8 Shtator 2023, 22:05 Nga DOSJA

Granit Xhaka, me fanellën e Zvicrës për të sfiduar

KOSOVE - Granit Xhakën e pret një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës të shtunën mbrëma teksa mesfushori do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri për të sfiduar me fanellën e Zvicrës, Kosovën. Në një prononcim për SuperSport, Xhaka theksoi se për të nuk është aspak e lehtë të luajë kundër vendit të tij ndërsa shtoi se ai kombësinë shqiptare nuk e ka mohuar kurrë.

“Hera e parë kundër Kosovës në Prishtinë nuk krahasohet me miqësoren, jemi përgatitur mirë. Një ndeshje mjaft e veçantë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresoj që tifozët të më presin mirë, shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë ne për shqiptarët, kurrë nuk e mohojmë që jemi shqiptarë.

Nuk është e lehtë të luash kundër vllait (ndeshja me Shqipërinë kur luante Taulanti) dhe vendit tënd, të gjithë familjen e kam këtu, e ndjej veten shqiptar. Jemi përgatitur mirë, Kosova ka kualitet, por të shohim. Më kanë kërkuar shumë bileta, kam porositur 40 bileta që janë nga ana ime”, u shpreh Xhaka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll