Sport

Mesfushori kuqezi kthehet tek klubi i tij, do t’i mungojë Shqipërisë për ndeshjen me Poloninë.

Stafi teknik e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje të lehtë dhe pa top, si edhe pak punë në palestër. Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta bënë një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top.

8 Shtator 2023, 21:04 Nga DOSJA
Mesfushori kuqezi kthehet tek klubi i tij, do t’i mungojë

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka fillur menjëherë pasditen e së premtes seancën stërvitore për të përgatitur ndeshjen e së dielës përballë Polonisë, në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të rikuperohet për ndeshjen e të dielës ndaj polakëve dhe për këtë arsye stafi i ka dhënë leje që të rikthehet në shtëpi. Edhe mesfushori Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor, por që pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.

Stafi teknik e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje të lehtë dhe pa top, si edhe pak punë në palestër. Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta bënë një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top.

Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe të gjithë janë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv në një nga duelet më vendimtare të grupit tonë. Shqipëri-Poloni, sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, do të luhet ditën e diel, 10 shtator, dhe nisë në ora 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll