Sport

Vjen dënimi i rradhës për Van Dijk, për fyerjen e arbitrit të ndeshjes kundër Newcastle!

Van Dijk u përjashtua nga loja në minutën e 28-të të ndeshjes së Premierligës kundër Newcastle pas një faulli ndaj Alexander Isak.

8 Shtator 2023, 21:14 Nga DOSJA

Vjen dënimi i rradhës për Van Dijk, për fyerjen e arbitrit

ANGLI - Futbollisti holandez dhe kapiteni i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, është pezulluar me një ndeshje shtesë perveç asaj që do të qëndrojë prej kartonit të kuq dhe është gjobitur me 100,000 stërlina pasi pranoi se ka vepruar në një "mënyrë të papërshtatshme" pas kartonit të kuq ndaj Newcastle, raportoi sot BBC.

Van Dijk u përjashtua nga loja në minutën e 28-të të ndeshjes së Premierligës kundër Newcastle pas një faulli ndaj Alexander Isak. Ai fillimisht u pezullua për një ndeshje dhe do të humbi ndeshjen kundër Aston Villa më 3 shtator.

“Mbrojtësi pranoi se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj zyrtarit të ndeshjes pasi u përjashtua dhe sanksione shtesë u vendosën nga komisioni i pavarur rregullator i Federates Angleze të Futbollit” , thuhet në deklaratën e federatës.

Liverpool është në vendin e tretë në Premier League me tri fitore dhe një barazim pas katër javëve të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll