Aktualitet

'Zoti i drogës'/ Mbërrin në Itali Alket Hatija, do kryejë dënimin me 20 vite burg

Për autoritetet e Italisë ai njihet si "Zotëria i Drogës" e drejtues i një organizate trafiku kokaine e heroine.

8 Shtator 2023, 09:39 Nga A.B
'Zoti i drogës'/ Mbërrin në Itali Alket Hatija, do
Alket Hatija

TIRANË- Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023 ka mbërritur në Itali. Ai është ekstraduar pak orë më parë nga Shqipëria në Itali e do t'i nënshtrohet dënimit me 20 vite burg marrë nga drejtësia italiane më 2017.

Për autoritetet e këtij vendi ai njihet si "Zotëria i Drogës" e drejtues i një organizate trafiku kokaine e heroine.

Një vendim i shkallës së parë të Gjykatës së Durrësit pengoi më 2017 ekstradimin e tij në Itali me motivin se për të njëjta akuza e kishte kryer dënimin në Shqipëri. Më pas më 2021 Gjykata e Apelit në Shqipëri hodhi poshtë këtë vendim e autorizoi ekstradimin e tij drejt Italisë.Por prej shtatorit 2021 Alket Hatija humbi gjurmët, u shpall në kërkim e derisa u arrestua nga Policia shqiptare.

Tashmë ai është ekstraduar në Itali e do vuajë dënimin me 20 vite burg.

/Dosja.al

alket hatija

Sondazh

Poll