Aktualitet

Artan Hoxha takohet me Ballist Morinën në Çeki: Ndodhet në kërkim nga Interpol, por ka ardhur për të parë ndeshjen

Hoxha shkruan se edhe pse Morina është në kërkim nga Interpoli, ka mundur që të hyjë në Çeki për të parë ndeshjen.

7 Shtator 2023, 22:43 Nga I.A
Artan Hoxha takohet me Ballist Morinën në Çeki: Ndodhet në
Artan Hoxha dhe Ballist Morina

PRAGË- Gazetari Artan Hoxha është takuar para ndeshjes së sotme në Shqipërisë në Çeki me Ballist Morinën, i cili ngriti dronin me 'Shqipërinë e Madhe' në Beograd. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se edhe pse Morina është në kërkim nga Interpoli, ka mundur që të hyjë në Çeki për të parë ndeshjen.

Postimi i Hoxhës:

A e mbani mend kete personazh???!!! Njeriu i dronit me flamurin e Shqiperise Etnike mbi stadiumin e Beogradit… Në stadiumin “Fortuna Arena” te Prages, me Ballist Morinen… Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyre në Çeki, por zyrtarisht vazhdon te jete në kerkim nga Interpoli, pas urdherarrestit qe vazhdon te mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe. O sa mire me qene SHQIPTAR…

artan hoxha ballist morina

Sondazh

Poll