Aktualitet

Bëri kallëzim të rremë në polici, procedohet 37-vjeçari në Elbasan

Kallëzimi i 37-vjeçarit banues në Elbasan për kanosje nga disa persona, rezultoi i pavërtetë pas verifikimeve nga policia.

7 Shtator 2023, 13:51 Nga r.ll
Bëri kallëzim të rremë në polici, procedohet
Foto ilustruese

ELBASAN-Një 37-vjeçar në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë pasi ka bërë një kallëzim të rremë në polici se është kanosur nga disa shtetas, teksa qarkullonte me automjet.

Kallëzimi i 37-vjeçarit banues në Elbasan, rezultoi i pavërtetë pas verifikimeve nga policia.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka bërë njoftim të rremë në Policinë e Elbasanit, se teksa qarkullonte me automjet, është kanosur nga disa shtetas. Pas verifikimeve nga shërbimet e Policisë, njoftimi ka rezultuar i pavërtetë.

 

elbasan policia kallezim i rremë

Sondazh

Poll