Aktualitet

Punonjësi i policisë rrëzohet nga biçikleta, dërgohet me urgjencë në spitalin Nënë Tereza

Ndërkohë që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

7 Shtator 2023, 22:27 Nga I.A
Punonjësi i policisë rrëzohet nga biçikleta, dërgohet
Ambulanca

TIRANË- Një punonjës polici është rrëzuar nga biçikleta mbrëmjen e sotme në zonën e 21 Dhjetorit. 55-vjeçari është transportuar me ambulancë në spitalin Nënë Tereza. Ndërkohë që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur "21 Dhjetori", dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin "Nënë Tereza", për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spitali nene tereza

Sondazh

Poll