Aktualitet

Arrestimi i Bajrit, SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të nisin procedurat për ekstradimin nga Franca

Sot i është dërguar Ministrisë gjithë praktika në lidhje me këtë të akuzuar bashkangjitur edhe vendimin e GjKKO për masën arrest me burg.

7 Shtator 2023, 13:59 Nga A.B
Arrestimi i Bajrit, SPAK i kërkon Ministrisë së
Behar Bajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion i ka kërkuar Ministrisë së drejtësisë që të nisin menjëherë procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit. 

Sot i është dërguar Ministrisë gjithë praktika në lidhje me këtë të akuzuar bashkangjitur edhe vendimin e GjKKO për masën arrest me burg.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje të nënshkruar ekstradimi me Francën, megjithatë, tentativa do të bëhet përmes shfrytëzimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të bindur gjykatat atje.

Bajri akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, dyshohet edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.

behar bajri

Sondazh

Poll