Sport

Sneijder bëri realitet ëndrrën e vajzës së tij: U takua me Messin në Los Angeles - Shikoni videon

Wesley Snyder ka përgatitur një surprizë të madhe për vajzën e tij që po ndjek hapat e tij

7 Shtator 2023, 17:58 Nga DOSJA

Sneijder bëri realitet ëndrrën e vajzës së tij: U takua

SHBA - Edhe pse babai i saj ishte një nga mesfushorët më të mirë të njëzet viteve të fundit në botën e futbollit, vajza e tij e vogël është një fanse e madhe e Lionel Messit. 

Hess Hawa është vajza 8-vjeçare e Wesley Sneijder, ish-yllit të kombëtares holandeze dhe i Interit, Ajaxit dhe Realit, i cili luajti për “tullipanët” në finalen e Kupës së Botës 2010 dhe në finalen e vogël në 2014.

Vajza e vogël e admiron Lionel Messin, pasi argjentinasi shkoi në Los Angelos për të luajtur me Inter Miami. Ajo veshi fanellën e Messit nga koha e tij në Paris Saint-Germain dhe ata arritën së bashku në hotelin ku po qëndronte Messi. 

Argjentinasi u lajmërua për mbërritjen dhe vrapoi për të përqafuar fëmijën. Vajza me fat e Sneijder mori një autograf dhe biletë për ndeshjen e radhës të Inter Miami. Vajza e vogël e përshkroi ditën si më të mirën e jetës së saj. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll