Aktualitet

"FORMULA 1H2O" në Pogradec, Rama: Jemi në hartën e garave me 6 shtete

Shqipëria do të futet në hartën e garave botërore të sporteve të ujit bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën.

7 Shtator 2023, 12:40 Nga r.ll
"FORMULA 1H2O" në Pogradec, Rama: Jemi në hartën e
Edi Rama dhe organizatorët e "FORMULA 1H20"

SHQIPËRI- Vitin e ardhshëm Pogradeci do të jetë kryeqendra botërore e sporteve të ujit për 7 ditë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjete sociale një foto më organizatorët e kësaj gare.

Rama shkruan se me këtë organizim Shqipëria do të futet në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë.

Nga data 1-7 Korrik të vitit të ardhshëm në Pogradec organizohet “Formula One” me garat e motorëve të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit ku do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe motorëve të ujit./Dosja.al

liqeni i pogradecit edi rama formula1h20

Sondazh

Poll