Aktualitet

Abuzimi me tenderat/ Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për Lefter Allën dhe për 10 zyrtarë të tjerë

Alla është marrë i pandehur për shklelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit në një nga lagjet e Bulqizës.

7 Shtator 2023, 11:43 Nga A.B
Abuzimi me tenderat/ Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për
Lefer Alla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe për 10 zyrtarë të tjerë, mes tyre edhe biznesmenë. 

Alla është marrë i pandehur për shklelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. 

Sipas SPAK vlera e tenderit të Ujësjellësit per te cilen akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Hetimet e SPAK:

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive BOE EGLAND& BE-IS. Më pas punimet do t’i kryente kompania 2AF ALBANIA GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë.

Kompania që do kryente punimet administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës, edhe ky i arrestuar.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

lefter alla

Sondazh

Poll