Aktualitet

'Vlerësime të paligjshme"/ Vijon 'beteja për liri', Beleri paraqet dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë

Beleri kërkon vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Prokurorisë së Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

7 Shtator 2023, 10:44 Nga A.B
'Vlerësime të paligjshme"/ Vijon 'beteja për
Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, i cili ndodhet në burg, Fredi Beleri, vijon betejën për liri në Gjykatën e Lartë.

Së fundmi në këtë gjykatë janë regjistruar dy rekurse të Belerit. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër, Beleri kërkon vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Prokurorisë së Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll