Aktualitet

Ishin nisur drejt punës, aksidentohen 4 minatorë në Qaf Buall-Krastë, njëri në gjendje të rëndë

Të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

7 Shtator 2023, 10:25 Nga A.B
Ishin nisur drejt punës, aksidentohen 4 minatorë në Qaf
Foto ilustruese

DIBËR- Katër minatorë jaën aksidentuar mëngjesin e sotëm. Ata ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit, mirëpo mbetën të plagosur.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vendin e quajtur kthesa e Krastës, shtetasi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht A.T., 58 vjeç, P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K., 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Dosja.al

aksident

Sondazh

Poll