Sport

UEFA: Rishpërndarja e të ardhurave, “të vegjëlit” do të ketë më shumë para!...

Siç është paralajmëruar, nga viti 2024 UEFA do të rrisë shpërndarjen e të ardhurave nga garat e saj evropiane për klubet që nuk marrin pjesë në Kupat Evropiane.

7 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA
UEFA: Rishpërndarja e të ardhurave, “të

ZVICER - UEFA do të rrisë nga viti 2024 shpërndarjen e të ardhurave nga garat e saj evropiane për klubet që nuk marrin pjesë në Kupat Evropiane, njoftoi të mërkurën (6/9), në prag të sezonit final sipas formatit aktual.

Krahas Champions League shumë fitimprurëse, Europa League dhe Conference League do të kalojnë periudhën trevjeçare 2024-2027 në një sistem mini-lige, që do të zëvendësojë fazën aktuale të grupeve. Dhe shpërndarja e fitimeve të tyre të mëdha, kryesisht nga të drejtat televizive, do të evoluojë, mes një debati të zgjeruar për drejtësi sportive në futbollin evropian.

Sipas marrëveshjes së re “e bllokuar” të mërkurën (6/9) mes UEFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), skuadrat që nuk kualifikohen në garat evropiane do të ndajnë 7% gjatë sezonit, pra 440 milionë euro në sezon dhe 1.32. miliardë euro gjatë gjithë ciklit trevjeçar. Një rritje prej 3% krahasuar me 4% që aplikohej deri në këtë vit.

Pjesa e dhënë për klubet e eliminuara gjatë fazës kualifikuese është e pandryshuar (mbetet në 3%), ndërsa paratë do të rriten për klubet pjesëmarrëse në tre garat "me një fokus më të madh në pjesëmarrje (27.5% krahasuar me 25% aktualisht) dhe performancë ( 37,5% kundrejt 30% sot),” siç raportohet nga konfederata evropiane e futbollit.

Dy veçoritë e sistemit evropian, pjesa e vendit të origjinës së klubit në të drejtat televizive (market pool) dhe "faktori" që pasqyron ecurinë historike të çdo skuadre do të humbasin rëndësinë e tyre. Dhe nga 45% sot do të bjerë në 35% nga sezoni i ardhshëm, siç specifikon UEFA me premtimin për të zbuluar “...detajet e sistemit të ri më vonë”.

Marrëveshja midis UEFA-s dhe ECA-s, e cila përcakton kuadrin për menaxhimin e përbashkët të garave për çdo cikël evropian, vjen në mes të një debati rreth bashkimit të burimeve financiare dhe trofeve nga disa klube të mëdha evropiane, në kurriz të "më të vegjëlve".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll