Sport

“Reds” nuk dorëzohen, Al Ittihad po jep gjithçka për Salah, por Liverpool nuk do ta shesi!

Al Ittihad po përgatit një ofertë mbi 200 milionë euro për Liverpoolin që t’I japi Mohamed Salah, por ‘Reds’ e kanë bërë të qartë se nuk duan ta shesin.

7 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
“Reds” nuk dorëzohen, Al Ittihad po jep gjithçka

ANGLI - Nuk është sekret që Al Ittihad po e ‘mbyt’ Liverpoolin për Mohamed Salah. Siç duket nga gjithçka, “seriali” do të ketë një fund pozitiv për kuqezinjtë, të paktën për këtë verë.

Në veçanti, siç raporton ‘Telegrafi’, sauditët po përgatisin një propozim prej 233 milionë euro (rekord për futbollin botëror), por Liverpool-i nuk lëviz. Publikimi thekson se njerëzit e skuadrës angleze kanë vendosur që të mos ta shesin sulmuesin egjiptian.

Por, e gjithë kjo vlen për afatin kalimtar të këtij viti. Al Ittihad do të rikthehet në merkaton e ardhshme për ta bërë të vetin futbollistin egjiptian deri në çastin e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll