Sport

Hermoso ngriti një padi penale tashmë kundër presidentit të Federatës për puthjen

Jenny Hermoso ishte sot në Prokurorinë e Madridit dhe ngriti padi kundër Luis Rubiales për puthjen e papëlqyeshme që i dha gjatë dhënies së Kupës së Botës për femra.

6 Shtator 2023, 19:11 Nga DOSJA
Hermoso ngriti një padi penale tashmë kundër presidentit të

SPANJE - Kordoni rreth presidentit të pezulluar të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, sa vjen e shtrëngohet, ndërsa zhvillimet e sotme janë pararojë e parashikimeve shumë të pakëndshme për agjentin spanjoll.

Prej javës së kaluar bëhet e ditur se drejtësia spanjolle ka hapur një dosje për mundësinë e kryerjes së një krimi seksual nga Luis Rubiales, i cili gjatë dhënies së medaljeve për kampionët e botës, puthi Hermoso në buzë.

Madje, në njoftimin zyrtar për fillimin e procesit hetimor, theksohej se do të ketë kontakte me Hermoso për t'u informuar për të drejtat e një gjoja viktimë të sulmit seksual dhe me sa duket pas kontaktit që ka ndodhur, Hermoso vendosi të hidhte hapin e madh.

Dhe ne shkruajmë një hap të madh, sepse pa ankesën e vetë viktimës, zhvillimet nuk do të mund të shkonin aq shpejt sa do të ndodhin tani e tutje.

Kështu Hermoso, siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, doli mëngjesin e sotëm përballë hetueses Marta Durandez, e cila ishte ajo që kishte kontaktuar me sportisten duke i dhënë asaj 15 ditë kohë për të vendosur nëse do të ngrejë padi apo jo.

Kampionia e botës mund të kishte dërguar thjesht një letër duke denoncuar Rubiales, por zgjodhi të paraqitej personalisht para prokurorit përgjegjës për krimet e kryera nga shtetasit spanjollë në një vend të huaj (Kupa e Botës për Femra u mbajt në Zelandën e Re dhe Australi dhe u zhvillua skena e puthjes në Australi).

Dhe që nga momenti kur prokurorja ka në dorë padinë, zhvillimet pritet të marrin formën e një orteku për Rubiales.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll