Sport

Presidentja e skuadrës së futbollit shpërndau 300 euro për tifozët gjatë ndeshjes - Video

Brigitte Annerl është presidente e Hartberg dhe në këtë mënyrë shpërbleu tifozët e skuadrës që udhëtuan 127 km në vapë për t'i mbështetur.

6 Shtator 2023, 19:10 Nga DOSJA

Presidentja e skuadrës së futbollit shpërndau 300 euro për

AUSTRI - Ajo është presidente. Brigitte Annerl është presidentja e TSV Hartberg, një ekip në divizionin e parë të ligës austriake të futbollit dhe një biznesmene mjaft e pasur.

Presidentja shoqëron në të gjitha ndeshjet skuadrën e saj, e cila është në vendin e 5-të të renditjes, dhe të njëjtën gjë bëri edhe në ndeshjen jashtë fushe kundër Wolfsberger. Hartberg fitoi 3-0 dhe presidentja nga gëzimi u vërsul te tribuna e vizitorëve.

Ishin shumë pak tifozë të skuadrës së saj që, pavarësisht vapës, udhëtuan 127 km për ta ndihmuar atë të fitonte. Pasi i falënderoi, Brigitte nxori 300 euro dhe ia dha njërit prej fansave për t'ia shpërndarë të tjerëve.

“Mendoj se kjo është më e pakta që mund të bëj. Tifozët udhëtuan përmes vapës drejt qytetit dhe u ulën për pak kohë nën diell. Ata marrin kohë për të mbështetur ekipin. Më e pakta që mund të bëj është t'i qeras me një pije", tha presidentja për veprimin e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll