Sport

Eden Hazard ende pa klub! “Është koha për të pirë disa birra”, shprehet sulmuesi belg...

Sulmuesi belg ka ndërprerë kontratën me Real Madridin që në qershor

6 Shtator 2023, 17:06 Nga DOSJA
Eden Hazard ende pa klub! “Është koha për të pirë

ANGLI - Pas ndërprerjes së kontratës me Real Madridin në qershor, Eden Hazard është ende pa klub. Gjatë merkatos së transfertave, sulmuesi 32-vjeçar ishte i lidhur me shumë klube, por nuk munguan edhe zërat se ai do të varte këpucët në gozhdë. Në trailerin e serialit dokumentar ‘Believe’, kushtuar kombëtares belge, Hazard e nxit këtë ‘zhurmë’.

"Është koha për të shijuar jetën me familjen dhe miqtë e mi. Pini disa birra Jupiler",- filloi duke thënë ish-ndërkombëtari belg, i cili u dorëheq nga kombëtarja në dhjetor 2022: "Unë do të jem gjithmonë një tifoz i “Djajve të Kuq”. Unë gjithmonë e kam mbajtur me shumë nder shiritin e kapitenit”, ka deklaruar ai. 

Kujtojmë se, në vitin 2019, Eden Hazard u largua nga Chelsea për te Real Madridi, por nuk arriti kurrë të imponohej, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta që pati gjatë kohës që ishte në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll