Sport

Zbulohen grindjet te Gjermania në Katar! Ja një diskutim 'i zjarrtë' midis Kimmich dhe Rüdiger: "A mendoni se nuk luaj për ekipin?"

Ndërkombëtarët gjermanë ‘kapen’, duke u grindur gjatë stërvitjes në Kupën e Botës në Katar

6 Shtator 2023, 17:30 Nga DOSJA
Zbulohen grindjet te Gjermania në Katar! Ja një diskutim 'i

GJERMANI - Imazhet nuk janë të tanishme, por publikimi i tyre këtë javë po bën shumë përfolje. Joshua Kimmich dhe Antonio Rüdiger janë “kapur” duke u grindur gjatë një seance stërvitore të ekipit gjerman në Kupën e Botës 2022, siç zbulohet në trailerin e dokumentarit “Gjithçka ose asgjë, ekipi kombëtar në Katar”.

“Nuk ma thua kurrë në fytyrë, e thua gjithmonë pas shpine, a mendon se nuk luaj për ekipin?”- i është ankuar Kimmich mbrojtësit Rüdiger. “Të thonë gjëra, të japin udhëzime…”,- përgjigjet lojtari i Real Madridit. 

“Ti më thua gjithmonë ‘bëj çfarë të duash’ dhe më pas përfundon duke thënë të kundërtën”, kundërshtoi mesfushori i Bayern Munichut.

Pas kësaj përballjeje, sipas shtypit gjerman, dy lojtarët kanë pushuar së foluri dhe atmosfera në kombëtare është tensionuar. Kujtojmë se gjermanët nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të Botërorit të zhvilluar në Katar.

Gjermania do të luajë dy miqësore kundër Japonisë (9 shtator) dhe Francës (12 shtator) dhe Kimmich dhe Rüdiger u thirrën nga Hansi Flick dhe janë pjesë e kombëtares së Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll