Art&Argëtim

Historia e ‘fshehtë’ e zhigolosë, që kishte marrëdhënie seksuale me 150 aktorë dhe aktore të Hollivudit(FOTO)

21 Tetor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Historia e ‘fshehtë’ e zhigolosë, që kishte

TIRANË- Scotty Bowers ka qenë një prej zhigolove më të njohur që shkonte me yjet e Hollivudit.  Ai ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, por njihet për historinë e tij, teksa qëndronte gjithmonë pas emrave më të njohur të yjeve të Hollivudit.

Ndoshta shumë njerëz nuk e njohin sot, por mediat e huaja i kanë kushtuar artikujt të gjatë ku kanë treguar jetën e tij.

Ndër emrat më të  njohur të Hollivudit që kanë pasur marrëdhënie me këtë zhigolo kanë qenë:  Katharine Hepburn, Rock Hudson, Lana Turner,  Ava Gardner, Cary Grant.

Përveç këtyre artikujve të gjatë e domethënës, është  realizuar edhe një dokumentar nga  regjisori Matt Tyrnauer për historinë e tij, “Scotty and the Secret History of Hollywood” (2017), ku  në fakt është bazuar në librin me kujtime të Bowers,“Full Service: My Adventures in Hollywood and the Secret Sex Lives of the Stars” (2012).

Në  libër tregohet edhe jeta  e tij sesi nisi jetën në marinën  amerikane, e më pas punoi nën një  pikë karburanti, ku edhe takohet me  aktorin Walter Pidgeon, i cili pasi mbush makinën me karburant, i ofroi Scotty 20 dollarë më tepër.

Më pas e ftoi në shtëpi zhigolon ku në atë kohë ishte vetëm 23-vjeçar. E nga ky moment  nis edhe historia e tij si zhigolo, që nuk kishte marrëdhënie intime vetëm me gra por edhe me burra.

Në  librin e tij Scotty tregon se ka kryer marrëdhënie seksuale me 150 aktorë dhe aktore.

BurimiTheguardian  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz historia e 'fshehtë' scotty bowers zhigoloja me i famshem ne bote historia e 'fshehtë' scotty bowers zhigoloja me i famshem ne bote

Sondazh

Poll