Politike

Grupi i tij nuk firmosi raportin e Tabakut! Berisha ndryshon qëndrim për komisionin hetimor për inceneratorët: Shënoi një kthesë

Edhe pse grupimi i tij nuk firmosi raportin që u paraqit muaj më parë nga Jorida Tabaku, sot Berisha e quan një kthesë të madhe, që vuri në pranga disa persona. 

5 Shtator 2023, 12:37 Nga A.B
Grupi i tij nuk firmosi raportin e Tabakut! Berisha ndryshon qëndrim
Takimi

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim në lidhje me komisionin hetimor për inceneratorët. Edhe pse grupimi i tij nuk firmosi raportin që u paraqit muaj më parë nga Jorida Tabaku, sot Berisha e quan një kthesë të madhe, që vuri në pranga disa persona. 

"Aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu. Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Sigurisht Edi Rama po i mbron balozët kryesorë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve"

mbledhja e pd 5 shtator 2023

Sondazh

Poll