Politike

Mediu në mbledhjen e Bardhit: Sugjeroj takim të përjavshëm, të jemi të bashkuar!

Mediu u shpreh se takim duhet të jetë i përjavshëm përpara çdo seance parlamentare.

5 Shtator 2023, 12:55 Nga f.i.
Mediu në mbledhjen e Bardhit: Sugjeroj takim të përjavshëm,
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se është domosdoshmëri që opozita të jetë e bashkuar. 

Sipas tij takimi duhet të jetë i përjavshëm përpara çdo seance parlamentare për të diskutuar me njëri-tjetrin.

Fatmir MediuNa votuan për të përfaqësuar opozitën për të qenë bashkë përballë kësaj qeverie. Është një domosdoshmëri për interesin kombëtar. Kemi detyrë të pastrojmë realitetin politik që ka Shqipëria. Kemi nevojë për një reformë të plotë zgjedhore. Të jemi opozita e qytetarëve. Të jemi të bashkuar jo vetëm në njohjen e manipulimit të zgjedhjeve por dhe në denoncimin e tyre.

Votimi i diasporës është e vetmja mënyrë për të bashkuar shqiptarët. Ky takim i sotëm duhet të marrë dhe disa vendime. Mendoj se duhet të jetë i përjavshëm, që të diskutojmë me njëri-tjetrin. Duhet të jemi deputetë për të kontaktuar me njerëzit.

mbledhja e pd 5 shtator 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll