Politike

Rama: Në luftën kundër korrupsionit pres t'i bashkohet dhe SHISH

Rama deklaroi se SPAK duhet që të lihet të bëj punën e tij, ndërkohë që ftoi dhe Shërbimin Informativ të Shtetit që të bashkohet në luftën kundër korrupsionit.

4 Shtator 2023, 18:09 Nga I.A
Rama: Në luftën kundër korrupsionit pres t'i bashkohet dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk i ka borxh askujt që futet në luftë me drejtësinë. në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama deklaroi se SPAK duhet që të lihet të bëj punën e tij, ndërkohë që ftoi dhe Shërbimin Informativ të Shtetit që të bashkohet në luftën kundër korrupsionit.

"Tek unë keni gjetur një njeri me vesh të hapur, një njeri të vështirë në debat, por për të fituar argumentin dhe jo për të përfituar synimin e vet. Ata që kanë punuar në qeveri me mua se sa herë e kanë dëgjuar prej meje se unë ju jap besimin që të uleni në atë karrige. Por secili prej atyre duhet të më japë arsye për tu ulur. Nuk ka bërë vaki që të ndërhy për asnjë qëllim. Nuk ka asnjë shans ti njoh borxhet ndonjërit që hyn në borxh me drejtësinë që do të thotë të hysh në borxh me shtetin, me njerëzit. Hyn në borxh duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Nuk ka shans që sa te jemi unë të pengohet SPAK-u. Unë pres që edhe SHISH ti bashkohet thelbësisht kësaj lufte duke u transformuar me forcën e të drejtës që i jep detyra të së vërtetës dhe profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeceri me shkrim ku duhet të lexosh 1 mijë faqe për të gjetur një flete me informacion për keqbërësit brenda zyrave të shteti apo rreth zyrave të shtetit”, tha Rama.

edi rama mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll