Asambleja e PS-së, Rama flet për turizimin në vend: Kemi hyrë në një fazë tjetër, ky është fillim i ri
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për turizmin dhe drejtësinë në nisje të Asamblesë së Partis&eu...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazment Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.
TIRANË- Një njoftim i Lulzim Bashës se ai do të drejtonte edhe grupin parlamentar të PD-së u prit me ovacione dhe akuza në Kuvend, ndërsa kryetarja Lindita Nikolla pranoi se kjo ishte një situatë e paprecedentë.
Kuvendi i Shqipërisë nisi të hënën sesionin e ri parlamentar me një situatë të paprecendentë juridike. Shkak u bë një shkresë e dërguar nga Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, që emëronte veten e tij kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazment Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.
Bardhi e akuzoi Nikollën se po shkelte rregulloren dhe po provokonte opozitën, duke vendosur mazhoranca se kush do ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë parlament të lexohen njoftimet e partive politike,” tha Bardhi, duke shtuar se janë deputetët ata që zgjedhin kryetarin e grupit.
Kundërshtime erdhën dhe nga deputetë të tjerë të PD-së, të cilët fillimisht e pritën me ovacione njoftimin për Bashën. Nikolla akuzoi deputetët e opozitës se po e “tërhiqnin Kuvendin në një situatë të paprecedentë”.
“Unë nuk jam këtu për të sqaruar, presupozohet se bazohet mbi rregulloren e Kuvendit,” komentoi ajo njoftimin e PD-së, por shtoi se i ka kërkuar departamentit juridik që të japë mendime mbi bazën e rregullores.
Shkresa e lexuar nga Nikolla bazohej mbi një vendim partiak të kryesisë së PD-së, e cila aktualisht është e fragmentarizuar politikisht si dhe mbi nenin 16/2 të Rregullores. Pas seancës parlamentare, Basha tha për gazetarët se kreu i grupit parlamentar ishte ndryshuar me hyrjen në fuqi të statutit të ri të Partisë Demokratike.
“Si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t'u deleguar, kam ndërmend ta delegoj te njëri nga nënkryetarët,” tha Basha.
Në praktikën parlamentare, ndryshimet në përbërjen dhe drejtimin e grupeve parlamentare i njoftojnë vetë grupet. Duke ndjekur këtë praktikë, grupi i Partisë Socialiste njoftoi po ashtu të hënën Kuvendin se “me dakordësinë e gjithë anëtarëve të grupit, kryetari i ri i grupit është zgjedhur Blendi Çuçi”. Në këtë rast, shkresa është firmosur nga nënkryetari i grupit, Toni Gogu.
Ndërkohë Bardhi, një ish-mbështetës i Bashës, njoftoi një takim të deputetëve të kësaj partie të martën, ku pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me deputetët mbështetës.
“Njoftimin e kanë marrë të gjithë, 59 deputetë,” tha Bardhi për BIRN, duke e cilësuar këtë mbledhje si një moment që do të unifikojë opozitën parlamentare.
Partia më e madhe e opozitës është përfshirë nga një konflik i gjatë politik për drejtimin e saj, fillimisht mes Bashës dhe Berishës, më pas dhe brenda grupimit që fillimisht mbështeti Bashën./ BIRN
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për turizmin dhe drejtësinë në nisje të Asamblesë së Partis&eu...
Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca TIRANË- Dy ministret e PS-së Delina Ibrahimaj dhe Frida krifca kanë mbërritur bashkë në...
TIRANË- Mbledhja e deputetëve të Partisë Demokratike të thirrur nga Gazment Bardhi ditën e nesërme, pritet të ketë...
PS TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ndyshimet në kabinetin qeveritar ditën e sotme. Me anë të një postimi në ...
Rexhë Byberi TROPOJË- Kryebashkiaku i Bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi është kallëzuar penalisht në Prok...
Vjosa Osmani dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Me anë t&e...
Osmani dhe Rama TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun Bajram Begaj, është takuar me kryeministrin Edi R...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se në kundërshtim me çdo lig...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka vendosur të regjistrojë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës...
Bardhi dhe Berisha TIRANË- Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes deputetit Lulzim Basha dhe kreut ...