Politike

Rama: Shqipëria, vendi i fundit për vjedhje të banesave, vrasjet kanë rënë me 40%

Po ashtu theksoi se vrasjet në vendin tonë kanë rënë me 40% më pak se vitin që kaluam. 

4 Shtator 2023, 17:18 Nga I.A
Rama: Shqipëria, vendi i fundit për vjedhje të banesave, vrasjet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri harta e krimeve është ulur tej mase. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama u shpreh se në hartën e vjedhjeve të banesave në Evropë, Shqipëria është në vendin më të ulët. Po ashtu theksoi se vrasjet në vendin tonë kanë rënë me 40% më pak se vitin që kaluam. 

"Nuk po zgjatem me vrasjet që jo vetëm kanë rënë siç kanë bërë në çdo vit të qeverisjes sonë, por këtë vit deri tani si 8-mujor kanë shënuar rënien më të lartë vit më vit. 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulët te viktimave në 3-vjeçarin e fundit. Kur ua do puna lënë pa gojë të huajt, përqeshës gjuhëjashtë për vendin e tyre. Miliona turistë vijnë të buzëqeshur në këtë vend të vogël, ku në kaq pak territor gjejnë bukuri të mahnitshme. Gjejnë edhe siguri që nuk ka asnjë lidhje me legjendat. Disa miq anglez më çuan hartën e vjedhjeve të banesave në Europë, Shqipëria në vendin më të ulët, e Britania me shifrën më të lartë. Nuk ke çfarë vjedh në shtëpitë e shqiptarë, ku nuk ke as bukë për të ngrenë u kishin thënë. Ndërsa një tjetër u kishte thënë se kanë shkuar shqiptarët atje. Mos e vet hiç, siç thonë në Kosovë. Por edhe vrasjet kanë shënuar numrin më të ulët. Por mendje mëndje është kjo dynja, por për ne vazhdon përpjekja për ta future Shqipërinë në hartë e sigurisë. Miliona të huaj po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend. Edhe ata që na duan të vdekur mua bashke më këtë forcë udhëheqëse për Shqipërinë Europiane. Edhe ata kompetentë të huaj që duan ti shohin shqiptarët si fajtorë për probleme të vendit të tyre, janë një shtysë për të ecur vetëm përpara. Por ama me këmbët në tokë. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur duke parë nga e ardhmja për të kuptuar realitetin e të tashmes. Ky realitet është më mirë se ai I djeshmes, por më problematik se ai i të ardhmes, ndaj detyra jonë është të kuptojnë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës tonë politike," tha Rama.

edi rama mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll